Macron informon liderët e BE-së për bisedën me Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron informoi sot liderët e tjerë të vendeve anëtare të BE-së për vizitën e tij në Washington si pjesë e përgatitjeve për një samit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme. “Përgatitje shumë e suksesshme për samitin e jashtëzakonshëm më 6 mars, në të cilin do të vendosim për mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin…

Bota

26/02/2025 13:50

Presidenti francez, Emmanuel Macron informoi sot liderët e tjerë të vendeve anëtare të BE-së për vizitën e tij në Washington si pjesë e përgatitjeve për një samit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme.

“Përgatitje shumë e suksesshme për samitin e jashtëzakonshëm më 6 mars, në të cilin do të vendosim për mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin e mbrojtjes evropiane”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa pas një video-konference ku morën pjesë liderët e të 27 shteteve anëtare dhe Presidenti i Komisionit Evropian, shkruan, Index.hr, transmeton lajmi.net.

Costa ka bërë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme që do t’i kushtohet Ukrainës dhe sigurisë evropiane.

Bisedë tre-orëshe mes Macron dhe Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron foli për tre orë me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në Washington të hënën.

Pas takimit, ai deklaroi se arritja e paqes në Ukrainë nuk duhet të nënkuptojë “dorëzimin” e Kievit dhe këmbënguli në nevojën për “garanci sigurie” për të shmangur rifillimin e ofensivës së Rusisë.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha të opinioneve me mikpritësin e tij, presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Macron tha se ishte “i bindur se ekziston një rrugë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer do të flasë gjithashtu me presidentin amerikan, Donald Trump të enjten në Uashington.

Pas kësaj, Starmer do të mbledhë liderët e disa vendeve anëtare të BE-së në Londër dhe do t’u raportojë atyre për bisedën e tij me Trump.

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat u larguan nga BE pesë vjet më parë, po punojnë për një plan të përbashkët për të mbrojtur kontinentin./Lajmi.net/