RTK urdhëron gazetarët që në asnjë kronikë të mos i referohen Kurtit si “kryeministër në detyrë”

Radio Televizioni Publik i Kosovës, ka urdhëruar gazetarët që në asnjë kronikë të tyre, kryeministrit Kurti e as Qeverisë Kurti të mos i referohen si “kryeministër në detyrë” apo “Qeveri në detyrë”. Këtë kërkesë, gazetarët e kanë pranuar përmes një email-i nga redaktori i lajmeve qendrore, Besart Galica. “Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat…

Lajme

26/02/2025 12:44

Radio Televizioni Publik i Kosovës, ka urdhëruar gazetarët që në asnjë kronikë të tyre, kryeministrit Kurti e as Qeverisë Kurti të mos i referohen si “kryeministër në detyrë” apo “Qeveri në detyrë”.

Këtë kërkesë, gazetarët e kanë pranuar përmes një email-i nga redaktori i lajmeve qendrore, Besart Galica.

“Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email-in të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale.