Dogana kap 100 mijë produkte të falsifikuara, fton qytetarët që t’i raportojnë nëse dyshojnë për të tilla
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur mallra të falsifikuara gjatë kontrollit të një ngarkese. Sasia totale e produkteve të ndaluara ishin 100 mijë copë, shkruan lajmi.net. Përmes një njoftimi, Dogana ka njoftuar se këto produkte jo vetëm që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, por gjithashtu përbëjnë një rrezik për konsumatorët. “Çdo qytetar mund…

Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur mallra të falsifikuara gjatë kontrollit të një ngarkese.
Sasia totale e produkteve të ndaluara ishin 100 mijë copë, shkruan lajmi.net.
Përmes një njoftimi, Dogana ka njoftuar se këto produkte jo vetëm që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, por gjithashtu përbëjnë një rrezik për konsumatorët.
“Çdo qytetar mund të ndihmojë! Nëse dyshoni për produkte të falsifikuara, raportoni tek Dogana e Kosovës. Së bashku, mund të mbrojmë tregun, shëndetin dhe sigurinë tonë”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/