Trump sugjeron se Zelensky do të udhëtojë në SHBA këtë javë – Ukraina ende nuk ka konfirmuar asgjë

Donald Trump aktualisht është duke nënshkruar grupin e tij të radhës të urdhrave ekzekutivë në Zyrën Ovale dhe ndërsa e bën këtë, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme që i janë hedhur nga gazetarët në dhomë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express. Në një përgjigje – në një pyetje në lidhje me presidentin ukrainas Volodymyr…

Bota

25/02/2025 23:28

Donald Trump aktualisht është duke nënshkruar grupin e tij të radhës të urdhrave ekzekutivë në Zyrën Ovale dhe ndërsa e bën këtë, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme që i janë hedhur nga gazetarët në dhomë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Në një përgjigje – në një pyetje në lidhje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – presidenti amerikan thotë: “Kam dëgjuar se ai do të vijë [në Uashington] të premten”.

“Sigurisht që është në rregull me mua, nëse ai do të donte, dhe ai do të donte ta nënshkruante atë së bashku me mua”, shton Trump, duke iu referuar marrëveshjes së mineraleve.

Tutje, BBC shkruan se “Nëse është e drejtë, një takim i tillë do të vinte një javë pasi Trump e quajti Zelensky një “diktator” dhe udhëheqësi ukrainas akuzoi homologun e tij amerikan se “jeton në një hapësirë ​​dezinformimi” të krijuar nga Rusia”.

Nuk ka pasur asnjë përditësim nga Kievi në lidhje me planet e udhëtimit të Zelensky.

Lajme të fundit