Nesër fillon procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Nesër me datë 26 shkurt në ora 16:00, do të filloj numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka njoftuar se numërimi i këtyre votave do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. “Ju njoftoj se procesi i numërimit të votave…

Lajme

25/02/2025 23:06

Nesër me datë 26 shkurt në ora 16:00, do të filloj numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka njoftuar se numërimi i këtyre votave do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Info shtesë: Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur me datë 9 shkurt 2025 dhe ende nuk janë certifikuar rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve. /Lajmi.net/