Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO e nën sanksione, dobësoi bizneset e lodhi punëtorët tash po na e shtrenjton prapë rrymën
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sërish për kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Duke iu referuar udhëheqjes në shkuarje të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Kurti, Haradinaj thotë se e la vendin pa NATO, pa Bashkim Evropian dhe se e solli Asociacionin më të keq të mundshëm. Ai po ashtu përmendi edhe mundësinë…

Lajme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sërish për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Duke iu referuar udhëheqjes në shkuarje të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Kurti, Haradinaj thotë se e la vendin pa NATO, pa Bashkim Evropian dhe se e solli Asociacionin më të keq të mundshëm.
Ai po ashtu përmendi edhe mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës që pritet të ndodhë që nga 1 prilli i këtij viti, me një rritje prej 30%.
“Na la pa NATO, pa 🇺🇸, pa EU.Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.Na vendosi nën sanksione.Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin”,tha Haradinaj.
Haradinaj tha gjithashtu se Kurti e përacu Kosovën, rajonin e gjithë shqiptarët edhe në diasporë.
“I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.Ky është e keqja!”./Lajmi.net/