Aksidenti mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, gjashtë të lënduar

Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se nga ky aksident ku u përfshinë tre vetura kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. “Sot rreth orës 12:00 kemi…

Lajme

25/02/2025 13:40

Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga ky aksident ku u përfshinë tre vetura kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal. /Lajmi.net/