“Ne jemi në gjykatë, jo në Facebook”, avokati i Veselit përplaset ashpër me Prokurorinë në Hagë
Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha dje ka refuzuar të deklarohet në kuadër të Speciales në Hagë. E gjithë kjo krijoi një konfuzion dhe paqartësi tek trupi gjykues por edhe tek palët mbrojtëse. E situate vazhdon të jetë e tensionuar edhe sot. Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon është përplasur me prokuroren në këtë…

Lajme
Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha dje ka refuzuar të deklarohet në kuadër të Speciales në Hagë.
E gjithë kjo krijoi një konfuzion dhe paqartësi tek trupi gjykues por edhe tek palët mbrojtëse.
E situate vazhdon të jetë e tensionuar edhe sot.
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon është përplasur me prokuroren në këtë rast, transmeton lajmi.net.
E gjithë kjo pasi Prokuroria tha se dëshmitari Tara ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se do të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes.
E këtu reagoi ashpër avokati ku tha se s’janë në Facebook, por në gjykatë.
“Ne jemi në gjykatë, jo në Facebook”, tha ai.
“Nuk kemi ndonjë informacion që ky qëndrim i dëshmitarit ka ndryshuar dhe kjo është baza se dëshmitari nuk është i përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve të tjera dhe për këtë arsye është e rëndësishme të zgjidhim çështjen e pranimit të dokumenteve të prokurorisë deh në emër të katër ekipeve të mbrojtjes ne ju kërkojmë që vendimi juaj për pranimin e dokumenteve të kërkuara nga prokuroria të bëhet mbi këtë bazë. Edhe nëse ne mund të pyesim dëshmitarin do të na duhet të pyesim për shumë, për shembull për një dokument të UNMIK-ut që s’është pranuar ose në qoftë se duhet t’u referohemi një dokumenti tjetër prej 26 faqesh pra ka shumë çështje për të sqaruar”./Lajmi.net/