Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Banorët kanë vazhduar t’iu përgjigjen njëri-tjetrit në sfidën që realizuan këto ditë. Ata bënë pyetje nga më të ndryshmet për konkurrentët brenda, por edhe për personazhe nga jashtë. Loredana Brati i bëri një pyetje Gjestit për ndjenjat që ka ai ndaj banores Egli Tako. “Cilat janë ndjenjat e tua të vërteta për Eglin sot”, ka…

ShowBiz

25/02/2025 10:31

Banorët kanë vazhduar t’iu përgjigjen njëri-tjetrit në sfidën që realizuan këto ditë.

Ata bënë pyetje nga më të ndryshmet për konkurrentët brenda, por edhe për personazhe nga jashtë.

Loredana Brati i bëri një pyetje Gjestit për ndjenjat që ka ai ndaj banores Egli Tako.

“Cilat janë ndjenjat e tua të vërteta për Eglin sot”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“S’kam”, u përgjigj ai derisa filloi të bënte edhe ironi.
Ai i ka treguar edhe Eglit që në këtë pikë nuk ka ndjenja për të dhe se nuk është i gatshëm.

E konkurrentja nga ana tjetër shihet se është e përfshirë tejet shumë, marrë edhe veprimet që bën ndaj Gjestit.