Shfaqet një grafit i ri në Prishtinë me mbishkrimin “Kryeministër Hajvan”
Zgjedhjet e 9 shkurtit bën që partitë politike të kuptojnë se ku qëndrojnë sa i përket besimit të qytetarëve dhe votave që iu janë dhënë. Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë mbi 40.8 përqind të votave, por jo mbi 50% siç pretendonin. E kjo përqindje prapë se prapë e vendosi atë si parti të parë. E…

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit bën që partitë politike të kuptojnë se ku qëndrojnë sa i përket besimit të qytetarëve dhe votave që iu janë dhënë.
Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë mbi 40.8 përqind të votave, por jo mbi 50% siç pretendonin.
E kjo përqindje prapë se prapë e vendosi atë si parti të parë. E ky gëzim i liderit të VV-së, Albin Kurti e bëri që ai natën e 9 shkurtit të dalë në shesh pas orës 00:00 e të festojë me përkrahësit e tij.
Gjatë deklarimit që pati atë natë ndër të tjerash Kurti iu referua liderëve opozitarë me ofendime.
Ai shkoi aq larg sa i quajti “hajvana”.
“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.
E pas kësaj në Prishtinë kanë filluar të shfaqen mbishkrime të shumta nëpër objekte të ndryshme duke iu referuar Kurtit si “Kryeministër hajvan”.
Pas atij që u fshi tek ambientet e QKUK-së, sot një i tillë u shfaq tek rreth-rrotullimi në Lakrishtë.
Nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre mbishkrimeve, por që më pas prapë dikush përkujdeset që shpejtë t’i fshijë e largoj ato nga muret./Lajmi.net/