Organizim i skemave piramidale, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Një rast i organizimit të skemave piramidale u raportua në Podujevë. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull në lidhje me veprën e lartcekur dhe nga lokali i të njëjtit si prova janë sekuestruar: një skaner, dy shtëpiza kompjuterike, letra për printim dhe fletë dëshmi në formë të printuar për lojëra të fatit dhe para të…

Lajme
Një rast i organizimit të skemave piramidale u raportua në Podujevë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull në lidhje me veprën e lartcekur dhe nga lokali i të njëjtit si prova janë sekuestruar: një skaner, dy shtëpiza kompjuterike, letra për printim dhe fletë dëshmi në formë të printuar për lojëra të fatit dhe para të gatshme.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/