Dëshmitari Ismet Tara pritet që sot të intervistohet nga ekipet e mbrojtjes

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e këtij procesi gjyqësor pritet të nis sot në orën 9:00. Sot në sallën e gjyqit dëshmitarin Ismet Tara pritet ta marrin…

Lajme

25/02/2025 08:40

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e këtij procesi gjyqësor pritet të nis sot në orën 9:00.

Sot në sallën e gjyqit dëshmitarin Ismet Tara pritet ta marrin në pyetje ekipet e mbrojtjes, për çka dëshmitari dje kërkoi që të flasë fillimisht me një avokat për ta ngritur shqetësimin e tij lidhur me dokumentin të cilin e kërkoi t’i paraqitet që nga fillimi i dëshmisë së tij.

Njëri ndër ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, në Facebook ka shkruar mbrëmë se do të kundërshtojë të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Deri më tani, ky është dëshmitari i 123-të i ZPS-së në Gjykatën Speciale.