Përplasen dy autobusë në “Saarbrucken” të Gjermanisë- mbi 30 persona të lënduar, në mesin e tyre edhe fëmijë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Saarbrucken të Gjermanisë në mes dy autobusëve. Si shkak i këtij aksidenti, policët dhe ekipet e tjera të emergjencave janë mbledhur në një operacion shpëtimi. Në mesin e shumë njerëzve të lënduar nga ky aksident ka edhe fëmijë. Sipas mediave gjermane më shumë se 30 persona…

Bota
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Saarbrucken të Gjermanisë në mes dy autobusëve.
Si shkak i këtij aksidenti, policët dhe ekipet e tjera të emergjencave janë mbledhur në një operacion shpëtimi.
Në mesin e shumë njerëzve të lënduar nga ky aksident ka edhe fëmijë.
Sipas mediave gjermane më shumë se 30 persona janë plagosur nga ky aksident në mes dy autobusëve.
Sipas zëdhënësit të policisë në këtë zonë 12 fëmijë ishin në autobusë dhe të gjithë tashmë janë dërguar në spital.
Po ashtu sipas informacioneve zyrtare nuk dihet ende se si erdhi deri tek aksidenti, derisa në bazë të pamjeve shihet se dëme të mëdha materiale pësuan të dy autobusët./Lajmi.net/
Foto: BBL