15 ditë nga zgjedhjet, KQZ nuk jep datë se kur fillon numërimi i votave me postë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka mbajtur sot një konferencë për media. Para mediave, Elezi ka njoftuar në lidhje me numërimin e votave të diasporës dhe atyre të personave me nevoja të veçanta si dhe votave me kusht. Ai nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të filloj numërimi…

Lajme

24/02/2025 15:35

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka mbajtur sot një konferencë për media.

Para mediave, Elezi ka njoftuar në lidhje me numërimin e votave të diasporës dhe atyre të personave me nevoja të veçanta si dhe votave me kusht.

Ai nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të filloj numërimi i këtyre votave, pasi siç ka thënë Elezi, KQZ-ja po e bën “skanimin e listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht”.

“Procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës do të fillojë brenda disa ditësh”, tha Elezi. /Lajmi.net/ 

KQZ njofton se janë refuzuar afro 5 mijë pako me fletëvotime nga votimi jashtë vendit