Osmani uron CDU/CSU për fitoren në Gjermani: Mezi pres të thellojmë lidhjet tona
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar udhëheqësin e CDU-së, Friedrich Merz dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, në Gjermani. Osmani përmes një postimi në platformës X ka shkruar se Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë t’i thellojnë ato edhe më shumë. “Urime Unionit…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar udhëheqësin e CDU-së, Friedrich Merz dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, në Gjermani.
Osmani përmes një postimi në platformës X ka shkruar se Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë t’i thellojnë ato edhe më shumë.
“Urime Unionit Demokristian (CDU), Unionit Kristian Social (CSU) dhe liderëve të tyre Friedrich Merz dhe Markus Soeder për fitoren e tyre në zgjedhjet federale të Gjermanisë.
Vendet tona ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera dhe mezi pres të thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani.
Congratulations to the Christian Democratic Union (CDU), the Christian Social Union (CSU), and their leaders @_FriedrichMerz and @markus_soeder on their victory in Germany’s federal elections.
Our countries share a long history of excellent relations and I look forward to… pic.twitter.com/AuQygrDDGH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2025