Sot varroset veterani i UÇK-së, Gafurr Podvorica

Sot mbahet ceremonia e varrimit e Gafurr Podvorica, ish-veteran i UÇK-së dhe drejtor i Institutit të Politikave Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili ndërroj jetë dje pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare. Varrimi bëhet në orën 16:00.   Familjarët dhe kolegët e tij kanë njoftuar për vdekjen e…

Lajme

24/02/2025 11:13

Sot mbahet ceremonia e varrimit e Gafurr Podvorica, ish-veteran i UÇK-së dhe drejtor i Institutit të Politikave Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili ndërroj jetë dje pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare. Varrimi bëhet në orën 16:00.

 

Familjarët dhe kolegët e tij kanë njoftuar për vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e madhe.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu dhe bashkëpunëtori ynë Gafurr Podvorica, i cili që disa muaj vuante nga një sëmundje e rënde dhe e vështire. Podvorica me përkushtim dha kontribut për shume vite në çështjet sociale dhe mirëqenie sociale, pranë Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes ne kuadër të ish-MPMS-së”, thuhet në një postim të Departamenti i Skemave Sociale në MFPT.

Ky departament shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit, shokëve dhe gjithë kolegëve!

I ndjeri la pas një trashëgimi të rëndësishme si luftëtar dhe kontribuues në zhvillimin e politikave sociale në vend.