Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohet të kenë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Kosovës ka njoftuar se këto gjashtë raste janë raportuar në stacione të ndryshme policore. Dy prej tyre u raportuan në Prishtinë ku në një rast viktimë ishte femra, kurse në një tjetër mashkulli. Dy raste të tjera ishin…

Lajme

24/02/2025 10:27

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohet të kenë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se këto gjashtë raste janë raportuar në stacione të ndryshme policore.

Dy prej tyre u raportuan në Prishtinë ku në një rast viktimë ishte femra, kurse në një tjetër mashkulli.

Dy raste të tjera ishin në Pejë, një në Rahovec dhe tjetri në veri të Mitrovicës.

Podujevë / 23.02.2025 – 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se  ndihet e rrezikuar dhe po përcillet nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është ndarë.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

  • Prishtinë / 23.02.2025 – 20:00.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij, e dyshuara femër kosovar me të cilën është në proces divorci,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

  • Pejë / 22.02.2025 – 23:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Pejë / 23.02.2025 – 18:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase  e Shqipërisë të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

 DHUNË NË FAMILJE

Rahovec / 23.02.2025 – 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Veri / 23.02.2025 – 20:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës ndërsa rasti inicohet në procedurë të rregulltë.