​Punimet në rrugën Kijevë-Dollc, sot do të bëhet minimi i tetë shkëmbor

Sot pasdite do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në trafik nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik. Kjo pasi në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi numër tetë i masave shkëmbore për zgjerimin e rrugës. Ndërprerja e…

Lajme

24/02/2025 08:29

Sot pasdite do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në trafik nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik.

Kjo pasi në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi numër tetë i masave shkëmbore për zgjerimin e rrugës.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).