Tre të lënduar nga një incident në Klinë: Njëri u plagos nga arma e zjarrit, dy të tjerë nga mjetet e forta

Tre persona janë lënduar në Jashanicë të Klinës si pasojë e një incidenti. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka njoftuar se njëri është plagosur nga arma e zjarrit e dy të tjerët nga mjetet e forta. “Rreth orës 22:41 minuta Stacioni Policor në Kline…

Lajme

24/02/2025 00:10

Tre persona janë lënduar në Jashanicë të Klinës si pasojë e një incidenti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka njoftuar se njëri është plagosur nga arma e zjarrit e dy të tjerët nga mjetet e forta.

“Rreth orës 22:41 minuta Stacioni Policor në Kline është njoftuar se në fshatin Jashanicë tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre dyshohet se është lënduar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me mjete të forta. Ndërkaq, njëri i dyshuari i identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes.  Të lënduarit janë dërguar për në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.