Qesharake: Shteti aktivizohet për muralin “Kryeministër Hajvani”, policia del në vendin e ngjarjes e interviston njerëz

Një grafit në oborr të QKUK-së, ku shkruhet “Kryeministër Hajvan” i nxori punë sot Policisë së Kosovës. Kjo pasi, menjëherë u desh që zyrtarë policorë të dalin e ta hetojnë rastin, shkruan lajmi.net. Në disa fotografi të publikuara, policët shihen teksa e hetojnë se kush është autori i këtij grafiti duke intervistuar njerëzit rreth objektit.…

Lajme

23/02/2025 22:51

Një grafit në oborr të QKUK-së, ku shkruhet “Kryeministër Hajvan” i nxori punë sot Policisë së Kosovës.

Kjo pasi, menjëherë u desh që zyrtarë policorë të dalin e ta hetojnë rastin, shkruan lajmi.net.

Në disa fotografi të publikuara, policët shihen teksa e hetojnë se kush është autori i këtij grafiti duke intervistuar njerëzit rreth objektit.

Shprehjen “hajvan”, kryeministri ishte i pari i cili e tha në publik duke iu drejtuar kështu opozitës e atyre që e kundërshtonin.

Në shumë mure në Kosovë, e objekte të ndryshme qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke dhënë mesazhe të ndryshme, por që ky i fundit nxiti “reagim” edhe të shtetit. /Lajmi.net/