Krasniqi: Në këto zgjedhje krahasuar me ato të 2021-tës, LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka shënuar rënien më të madhe në përqindjen e votave për dallim nga zgjedhjet e vitit 2021. “LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të…

Lajme

23/02/2025 22:06

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka shënuar rënien më të madhe në përqindjen e votave për dallim nga zgjedhjet e vitit 2021.

“LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave me -9.4%, e ndjekur nga AAK-NISMA me një humbje prej -2.2% (duke i llogaritur së bashku votat e tyre në vitin 2021). Nga ana tjetër, dy partitë politike që kanë shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme janë PDK me një rritje prej 5.0% dhe LDK me 4.9%”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: