Tre persona të lënduar nga një aksident në Shupkovc të Mitrovicës
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 19:00…

Lajme
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugorë në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/