Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për planifikim të vrasjes së dy personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.R., R.B., Sh.K., F.Q dhe D.M., të dyshuar për planifikim të vrasjes së dy personave në Pejë. Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja bëri…

Lajme

23/02/2025 15:55

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.R., R.B., Sh.K., F.Q dhe D.M., të dyshuar për planifikim të vrasjes së dy personave në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja bëri të ditur se seanca dëgjimore pritet të mbahet në ora 16:00.

Ndryshe, PSRK-ja të shtunën njoftoi se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, të premten (21 shkurt), kanë realizuar operacioni policor për arrestimin e “Grupit të organizuar kriminal”, të cilët dyshohen se kishin planifikuar dhe ndërmarrë veprime përgatitore për kryerjen e veprës penale “Vrasje” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” ndaj dy personave.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e pesë persona të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. të cilët me vendim të prokurorit nga PSRK janë ndaluar për 48 orë. Gjatë zhvillimit të operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli që është kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të cilat do të përdoreshin për kryerjen e veprave penale si: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm. Përveç kësaj janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e lendes narkotike, telefona celular si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, thuhej në njoftim.