Salla “1 Tetori” në gjendje të rënduar pas përfundimit të numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Gjatë fundjavës, ekipet përgjegjëse kanë larguar pajisjet e punës nga salla “1 Tetori”, përfshirë kamerat monitoruese dhe mjetet teknike të përdorura gjatë procesit të numërimit. Megjithatë, pas largimit të tyre, salla është lënë në gjendje të rënduar, me…

Lajme

23/02/2025 15:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Gjatë fundjavës, ekipet përgjegjëse kanë larguar pajisjet e punës nga salla “1 Tetori”, përfshirë kamerat monitoruese dhe mjetet teknike të përdorura gjatë procesit të numërimit.

Megjithatë, pas largimit të tyre, salla është lënë në gjendje të rënduar, me materiale të shpërndara dhe sende të përdorura gjatë procesit zgjedhor.

Pamjet nga salla tregojnë një hapësirë të parregulluar, duke ngritur shqetësime për mungesën e kujdesit në pastrimin e saj.