U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet
Në nëntor të vitit 2023, Betim Fazliji pësoi një dëmtim serioz në gjurin e majtë, duke grisur ligamentin e kryqëzuar. Ai u rikthye në fushë dy javë më parë, por fatkeqësisht, në ndeshjen e parë titullar kundër Baselit, mesfushori kosovar pësoi një tjetër lëndim të rëndë. Fazliji pësoi lëndim të njëjtë si në vitin 2023,…

Sport
Në nëntor të vitit 2023, Betim Fazliji pësoi një dëmtim serioz në gjurin e majtë, duke grisur ligamentin e kryqëzuar.
Ai u rikthye në fushë dy javë më parë, por fatkeqësisht, në ndeshjen e parë titullar kundër Baselit, mesfushori kosovar pësoi një tjetër lëndim të rëndë.
Fazliji pësoi lëndim të njëjtë si në vitin 2023, duke grisur ligamentin e kryqëzuar dhe pas pesë minutave u largua nga fusha me lot në sy.
Ky është një moment shumë i vështirë për Fazlijn skuadrën e tij St Gallenin, por edhe për Kombëtaren e Kosovës.
Sot (e diel) në mëngjes, u konfirmua diagnoza e frikshme: 25-vjeçari pësoi një tjetër çarje të ligamentit të kryqëzuar, këtë herë në gjurin e djathtë. Kjo do të thotë që reprezentuesi kosovar, i cili ka 20 ndeshje me kombëtaren, do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi.
Fazliji ka reaguar në Instagram, duke konfirmuar lëndimin e rëndë, por ka thënë se kjo e motivon të punojë më shumë dhe të rikthehet më i fortë.
“Dje jeta ime ndryshoi në mënyrë drastike, duke sjellë një të ardhme të papritur dhe të pasigurt. Një moment, një lëvizje e vetme – dhe gjithçka për të cilën kam punuar kapllëk u ndal papritur. Një çarje e ligamentit të kryqëzuar. Një fjalë që i shtrohet si një ëndërr e keqe për çdo sportist, por me të cilën tani jam i detyruar të përballem përsëri”.
“Mendimet e mia të para? Zemërim. Zhgënjim. Dhimbje. Pse tani? Pse unë? Por, pas orësh të para të turbullira dhe dyshimesh, u bë e qartë: Kjo nuk është fundi, por një sfidë e re. Një provë që do të më tregojë se sa i fortë jam vërtet. Kjo është plani i Zotit! Elhamdulilah – edhe për sprovat që nuk i kuptoj plotësisht”.
“E di që rruga e kthimit do të jetë e vështirë. Do të ketë ditë kur do të dyshoj, kur do të ndihem i frustruar dhe kur do të dëshiroj që gjithçka të ishte ndryshe. Por unë do të luftoj. Sepse pengesat nuk na përcaktojnë – ato na formojnë”.
“Për të gjithë ata që më shoqërojnë në këtë rrugëtim: Faleminderit për mbështetjen, mesazhet dhe fuqinë që më jepni. Do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Fazliji.
View this post on Instagram