Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin
Arabia Saudite është e vendosur të ringjallë interesimin e saj për Vinicius Junior. Braziliani, i cili tashmë ka refuzuar 1 miliard euro të shpërndara në 5 sezone, mund të marrë një tjetër propozim në muajt e ardhshëm. Në afatin kalimtar të verës 2025, sauditët do të tentojnë të realizojnë transferimin më të madh në historinë…

Sport
Arabia Saudite është e vendosur të ringjallë interesimin e saj për Vinicius Junior. Braziliani, i cili tashmë ka refuzuar 1 miliard euro të shpërndara në 5 sezone, mund të marrë një tjetër propozim në muajt e ardhshëm.
Në afatin kalimtar të verës 2025, sauditët do të tentojnë të realizojnë transferimin më të madh në historinë e futbollit.
Klubet arabe ka vendosur transferimin e anësorit nga Sao Gonçalo si prioritet për të forcuar investimin e tij në futboll.
Në Angli spekulohet se janë të gatshëm të paraqesin një ofertë që do të thyente të gjitha rekordet: 350 milionë euro. Rekordi aktual për transferimin më të shtrenjtë është 222 milionë euro, shifër që PSG i pagoi Barcelonës për Neymar Jr.
Sipas RM Confidencial, Al-Ahli është klubi më i pozicionuar për të nënshkruar me Vinicius nëse lojtari brazilian vendos të transferohet në Arabinë Saudite.
Klauzola e lirimit për anësorin nga Sao Gonçalo është 1 miliard euro, shumë të cilës i referohet klubi madrilen në rast të ndonjë oferte të mundshme.
Situata në Real Madrid është e qartë: nëse lojtari kërkon të largohet, do të merren parasysh ofertat e ndryshme mbresëlënëse nga Arabia Saudite.
🚨 Saudi Arabian officials are preparing a world-record bid of €350m to sign Real Madrid’s Vinicius Jr.
(Source: RM Confidencial) pic.twitter.com/Ih3bUIqSgB
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 21, 2025