Parashikimi i motit për vikend, këto janë temperaturat
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër (e shtunë) parashihet të mbajë kryesisht me diell, por i ftohtë. Sipas Institutit, temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Ndërsa, era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s. Ndërsa, ditën e diel…

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër (e shtunë) parashihet të mbajë kryesisht me diell, por i ftohtë. Sipas Institutit, temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Ndërsa, era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërsa, ditën e diel sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.