“Betejë” e ashpër në mes AAK dhe Nisma-s për një deputet në Kuvend, garë e ngushtë në mes Brahimajt dhe Krasniqit

Koalicioni AAK-Nisma tani kanë një garë të ashpër në mes njëra-tjetrës edhe atë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Koalicioni në mes dy partive mori mbi 7% të votave në kuadër të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit. E bazuar në këto të dhëna, koalicioni AAK-Nisma pritet të ketë tetë deputetë përfaqësues në…

Lajme

21/02/2025 10:56

Koalicioni AAK-Nisma tani kanë një garë të ashpër në mes njëra-tjetrës edhe atë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Koalicioni në mes dy partive mori mbi 7% të votave në kuadër të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit.

E bazuar në këto të dhëna, koalicioni AAK-Nisma pritet të ketë tetë deputetë përfaqësues në legjislaturën e ardhshme.

Por puna qëndron paksa ngushtë kur bëhet fjalë për deputetin e 7-të, pasi deputetja e tetë thuhet se është në kuadër të femrave.

Sipas këtyre rezultateve të deritanishme i bie që AAK-ja të ketë pesë deputetë, ndërsa Nisma tre deputetë. Por ndarja e ulëseve në Kuvend brenda koalicionit mund të ndryshojë për të dyja subjekte, pra që të kenë të dy nga katër deputetë.

Sipas numërimit të votave Nisma mund t’i arrijë katër deputetë, duke ia hequr AAK-së një deputet, nëse Vesel Krasniqi fiton garën ndaj Lahmi Brahimajt të AAK-së.

Dy kandidatët brenda listës së koalicionit po garojnë për një ulëse, e cila ndodhet në kontest. Dallimi mes tyre aktualisht është vetëm 190 vota.

Njëri prej tyre pritet të radhitet si deputeti i 7-të, pasi e teta i përket Xhevahire Izmakut përmes kuotës gjinore.

Bazuar në rezultatet e kandidatëve për deputetë të përditësuara të enjten në orën 23:02, me afër 95% të votave të numëruara, Vesel Krasniqi e ka ngushtuar diferencën me Lahi Brahimajn në vetëm 190 vota, nga 246 vota sa ishte dallimi me përditësimin paraprak – pas numërimit të rreth 92% të votave.

Lahi Brahimaj, aktualisht ka 10.973 vota, 190 vota më shumë sesa Vesel Krasniqi, i cili ka 10.783./Lajmi.net/