Mbi 94% e votave të numëruara për kandidatë- 10 më të votuarit nga secila parti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për deputetë, pas procesimit të 94.67 përqind të vendvotimeve. Kush e përbën 10’shen më të votuar nga katër partitë më të mëdha, sipas këtyre rezultateve? Nga lista e Vetëvendosjes, më të votuarit vazhdojnë të mbesin bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Albin Kurti, që deri…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për deputetë, pas procesimit të 94.67 përqind të vendvotimeve. Kush e përbën 10’shen më të votuar nga katër partitë më të mëdha, sipas këtyre rezultateve?
Nga lista e Vetëvendosjes, më të votuarit vazhdojnë të mbesin bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Albin Kurti, që deri tash ka marr 273 mijë e 86 vota. Pas tij renditet Glauk Konjufca me 209 mijë e 582 vota, pasuar nga Faton Peci me 101 mijë e 895 vota. I katërti me numër të votave në këtë listë renditet Hekuran Murati me 99 mijë e 473 vota, derisa pas tij është Albulena Haxhiu me 94 mijë e 494 vota.
Këta pesë kandidatë pasohen nga Xhelal Sveçla me 90 mijë e 332 vota, Donika Gërvalla me 84 mijë e 154 vota, Avni Dehari me 72 mijë e 447 vota, Mimoza Kusari me 65 mijë e 201 vota dhe Arben Vitia me 51 mijë e 907 vota.
Lista e më të votuarve të PDK’së nis me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, që sipas rezultateve të procesuara deri tash ka marrë 157 mijë e 219 vota. Pas tij renditet kreu i PDK’së, Memli Krasniqi me 89 mijë e 185 vota. Lista vazhdon me Uran Ismailin me 39 mijë e 177 vota, Vlora Çitaku me 36 mijë e 643 vota dhe Sala Jashari me 33 mijë e 152 vota.
Në mesin e më të votuarve të PDK’së janë edhe Enver Hoxhaj me 30 mijë e 62 vota, Përparim Gruda me 28 mijë e 20 vota, Ganimete Musliu me 27 mijë e 412 vota, Jakup Nura me 27 mijë e 411 vota dhe Rrahman Rama me 26 mijë e 546 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i pari për numrin e votave renditet kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 115 mijë e 974 vota. Ai pasohet nga Doarsa Kica Xhelili me 47 mijë e 500 vota, Hykmete Bajrami me 44 mijë e 570 vota, Kujtim Shala me 40 mijë e 518 dhe Avdullah Hoti me 32 mijë e 926 vota.
Në 10shen më të votuar të LDK’së hyjnë edhe Anton Quni me 28 mijë e 840 vota, Lutfi Haziri me 28 mijë e 392 vota, Jehona Lushaku Sadriu me 23 mijë e 848 vota, Armend Zemaj me 20 mijë e 452 vota dhe Imri Ahmeti me 19 mijë e 236 vota.
Nga lista e Koalicionit AAK-Nisma, më të votuarit janë krerët e këtyre dy partive, Ramush Haradinaj me 39 mijë e 141 vota dhe Fatmir Limaj me 23 mijë e 52 vota.
Daut Haradinaj renditet i treti me 22 mijë e 507 vota, pasuar nga Bekë Berisha me 13 mijë e 507 vota dhe Time Kadrijaj me 13 mijë e 406 vota.
Lista vazhdon me Arbëreshë Krasniqin me 11 mijë e 244 vota, Lahi Brahimaj me 10 mijë e 973 vota, Vesel Krasniqi me 10 mijë e 783 vota, Ardian Gjini me 10 mijë e 19 vota dhe Xhevahire Izmaku më 9 mijë e 817 vota.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri dje janë numëruar 97.55 përqind e votave të kandidatëve për deputetë.
Ky proces tashmë ka përfunduar në 35 komuna, e po vazhdon në tri komuna: Leposaviq, Pejë dhe Prishtinë.
Në Leposaviq kanë mbetur pa u numëruar votat nga tri vendvotime, në Pejë nga 28 vendvotime e në Prishtinë nga 31 vendvotime.