​Policia e Kosovës me aksion në veri, bastisen Qendrat për Punë Sociale

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në veri të vendit, të cilat kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore. Aksioni në fjalë ndërlidhet me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave që kishte ndodhur një ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Në lidhje me…

Lajme

21/02/2025 10:16

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në veri të vendit, të cilat kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore.

Aksioni në fjalë ndërlidhet me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave që kishte ndodhur një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar edhe zv/komandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se aksioni është duke vazhduar nëpër këto qendra ilegale.

“Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorin me te gjeturat, i cili pastaj do të vendosë për hapat e mëtejmë”, ka thënë Elshani. /Lajmi.net/