Policia arreston dy persona të dyshimtë në Prishtinë, iu sekuestrohen narkotikë e para

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Prishtinë. Të njëjtit u arrestuan për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese…

Lajme

21/02/2025 10:04

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Prishtinë.

Të njëjtit u arrestuan për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve dhe 3 mijë e 705 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit, njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/