Lladrovci: Limaj është i gatshëm të hyjë me Kurtin në Qeveri vetëm për një ministri

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re. Lladrovci madje tha se Limaj bashkohet me Kurtin, nëse ky i fundit, siç u shprej ai, ia jep vetëm një ministri. “Unë e kam thënë me 10 shkurt se kam…

Lajme

21/02/2025 08:20

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re.

Lladrovci madje tha se Limaj bashkohet me Kurtin, nëse ky i fundit, siç u shprej ai, ia jep vetëm një ministri.

“Unë e kam thënë me 10 shkurt se kam frikë se z.Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit. E kam thënë sepse në në politikë jam përmbi 40 vjet dhe i njoh personalitetet e ndryshme”, tha Lladrovci në Klan Kosova.

“Fatmiri është i gatshëm nëse Albin Kurti e thërret të bashkohet me të për krijimin e qeverisë së re. Unë besoj që Fatmir Limaj shkon edhe veç një ministri me ia jep Albini, ai shkon me të në qeveri”, u shpreh tutje Lladrovci.