​Botërori 2027 në basketboll: Kosova përballet nesër me Azerbajgjanin

Kosova do të ketë dy ndeshjet vendimtare në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027 në basketboll. “Dardanët” në Prishtinë nesër do të përballen me Azerbajxhanin, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë, derisa më 23 shkurt me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme. Basketbollistët e Kosovës më…

Sport

19/02/2025 11:33

Kosova do të ketë dy ndeshjet vendimtare në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027 në basketboll.

“Dardanët” në Prishtinë nesër do të përballen me Azerbajxhanin, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë, derisa më 23 shkurt me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.

Basketbollistët e Kosovës më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve.