17-vjetori i pavarësisë, Haradinaj: Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Prekaz me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Haradinaj ka thënë se kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave. “Kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim…

Lajme

17/02/2025 11:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Prekaz me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave.

“Kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike. Kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave, bashkëluftëtarët e rënë, e na përkujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Gëzuar dita e Pavarësisë”, është shprehur Haradinaj.