Kurti e Maqedonci takojnë ministrin kroat të Mbrojtjes
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar në Mynih ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq. Kurti ka thënë se në këtë takim kanë folur për forcimin e lidhjeve, mundësitë e reja në industrinë e mbrojtjes dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak. “E falënderova Kroacinë për mbështetjen e patundur…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar në Mynih ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.
Kurti ka thënë se në këtë takim kanë folur për forcimin e lidhjeve, mundësitë e reja në industrinë e mbrojtjes dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak.
“E falënderova Kroacinë për mbështetjen e patundur për Kosovën. Ne ndajmë vlerat, një këndvështrim gjeopolitik dhe një përkushtim ndaj partneritetit tonë si aleatë”, ka shkruar Kurti.
On day two of #MSC2025, together with our minister of Defense @EjupMaqedonci, I met with Croatian Defense minister, Ivan Anušić (@ivananusic12).
We discussed our strong bilateral ties, new opportunities in the defense industry, and deepening military cooperation.
I thanked… pic.twitter.com/KcOgkYhJEv
— Albin Kurti (@albinkurti) February 15, 2025