Osmani takon deputetët e CDU: Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore
Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së. Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, ndërsa ka shtuar se CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, ndërsa ka shtuar se CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Postimi i saj:
Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.
Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik