Ende s’është kapur i pandehuri që u arratis dje pas seancës gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë
Një person dje është arratisur derisa ishte nën shoqërimin e dy zyrtarëve policorë pas seancës gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë. Policia tha se ai është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policorë, i cili më pas ka marrë tretman mjekësor. “Pallati i Drejtësisë Hajvali, Prishtinë 14.02.2025 – 12:15.…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/02/pallati-i-drejtesise-1-850x478.jpg)
Lajme
Një person dje është arratisur derisa ishte nën shoqërimin e dy zyrtarëve policorë pas seancës gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë.
Policia tha se ai është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policorë, i cili më pas ka marrë tretman mjekësor.
“Pallati i Drejtësisë Hajvali, Prishtinë 14.02.2025 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke u shoqëruar nga dy zyrtarë policorë pas seancës gjyqësore është arratisur dhe larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policorë i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”.