Sejdiu për numërimin e votave: Mungesë e seriozitetit dhe organizimit

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se do të hyjmë në muajin mars derisa të numërohen votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sejdiu në Rubikon është shprehu se zgjedhjet vitet e kaluara kanë qenë shumë më efikase e më transparente. “Nuk besoj që ka ndonjë organizim apo ndonjë tentim për me ndryshu verdiktin dhe votën e…

Lajme

14/02/2025 23:16

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se do të hyjmë në muajin mars derisa të numërohen votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sejdiu në Rubikon është shprehu se zgjedhjet vitet e kaluara kanë qenë shumë më efikase e më transparente.

“Nuk besoj që ka ndonjë organizim apo ndonjë tentim për me ndryshu verdiktin dhe votën e qytetarit, ato raste që po gjinden t’u e krahasu me numrin e votave nuk janë po besoj numra që mund të ndryshojnë rezultat. Por çka po më brengos mu është që sot jemi pesë ditë pas zgjedhjeve dhe nuk e dimë shpërndarjen e ulëseve e kush është deputetë.” – ka thënë Sejdiu.

Tutje ai ka deklaruar se sa më shpejtë që mbyllet procesi i votimit është aq më mirë.

“Nuk po e kuptoj çka është t’u ndodh, është e paqartë. Krejt është mungesë e seriozitetit dhe organizimit.” – tha ai.