Parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës të hënën, më 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Të hënën në Kosovë shënohet 17 vjetori i Pavarësisë së shtetit. Me këtë rast institucionet shtetërore kanë organizuar edhe disa manifestime. Nga Ministria e Mbrojtjes është bërë e ditur se më 17 shkurt në ora 12:00 në sheshin “George Bush” do të zhvillohet parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Njoftimi i plotë:  Me rastin…

Lajme

14/02/2025 11:09

Të hënën në Kosovë shënohet 17 vjetori i Pavarësisë së shtetit.

Me këtë rast institucionet shtetërore kanë organizuar edhe disa manifestime.

Nga Ministria e Mbrojtjes është bërë e ditur se më 17 shkurt në ora 12:00 në sheshin “George Bush” do të zhvillohet parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë: 

Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me datë 17 shkurt, në ora 12:00, do të zhvillohet parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” në Prishtinë.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të ndjekin manifestimin qendror, dedikuar përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë./Lajmi.net/