Arrin në 27 bilanci i të lënduarve në Munih- Policia arrestoi të dyshuarin, një shtetas afgan 24-vjeçar
Të paktën 27 persona u lënduan në një sulm të dyshuar me veturë të enjten në Munih. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku anëtarët e një sindikate ishin mbledhur për një demonstratë. Shoferi e futi me dashje makinën në turmë në kryqëzimin e rrugëve Dachauer dhe Seidlstrasse, sipas dëshmitarëve. Policia arrestoi shoferin, një…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/96121739457940.jpg)
Bota
Të paktën 27 persona u lënduan në një sulm të dyshuar me veturë të enjten në Munih.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku anëtarët e një sindikate ishin mbledhur për një demonstratë.
Shoferi e futi me dashje makinën në turmë në kryqëzimin e rrugëve Dachauer dhe Seidlstrasse, sipas dëshmitarëve.
Policia arrestoi shoferin, një shtetas afgan 24-vjeçar, menjëherë pas incidentit, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann.
“Në bazë të informacioneve të deritanishme, autori ishte i njohur nga autoritetet për vepra të mëparshme të drogës dhe vjedhje dyqanesh. Hetimi është në vazhdim”, tha ai.
Koha e incidentit rriti shqetësimet e sigurisë, pasi Munihu përgatitet të mirëpresë liderët botërorë dhe ministra nga më shumë se 60 vende për Konferencën e Sigurisë që fillon të premten. Skena ishte vetëm 1.5 kilometra nga Hoteli historik Bayerischer Hof, vendi tradicional i konferencës, raporton AA.
Organizatorët e Konferencës së Sigurisë së Munihut shprehën trishtim të thellë në mediat sociale lidhur me incidentin.
“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje dhe po bëhet një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti. U kërkojmë të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.”