Kryetari i KQZ-së s’diti çfarë ndodhi, por burri i Albulena Haxhiut jep detaje për “55% e VV-së”: Të dhënat i futën dy persona
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor pati deklarime të shumta nga anëtarët e partive aty. Gjatë zhvillimit të mbledhjes, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi ka folur për gabimin që kishte ndodhur natën e 9 shkurtit kur Lëvizja Vetëvendosje shkoi në 55% të përqindjes në vota, në ndërkohë që votat e…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/image-58-974x600-1.png)
Lajme
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor pati deklarime të shumta nga anëtarët e partive aty.
Gjatë zhvillimit të mbledhjes, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi ka folur për gabimin që kishte ndodhur natën e 9 shkurtit kur Lëvizja Vetëvendosje shkoi në 55% të përqindjes në vota, në ndërkohë që votat e numëruara ishin tek 20-30%.
Sipas Krasniqit kjo ka ndodhur për shkak se dy persona të cilat kanë qenë futës të të dhënave, kanë future në sistem shifra përtej asaj që është e logjikshme dhe se deri në momentin që është identifikuar ky problem, rezultati i shfaqur në KQZ është shpërndarë veçse në media.
“I vetmi gabim ka qenë që dy persona, dy futës të dhënave, kanë futur shifra përtej asaj që është e logjikshme, dhe derisa është identifikuar ky problem, që ka qenë 20-30% e votave kur ka ndodhur kjo, ajo është kapur prej mediave, është bërë publike”, ka thënë Krasniqi.
Por sipas tij, nuk ka problem për një gjë të tillë meqë Vetëvendosje përsëri ka rënë dhe është kthyer “prapë në normalitet”.
E për këtë çështje kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi nuk kishte dhënë këso detaje.
Ai pati thënë se shifrat ishin dezinformatë, por nuk e di se si kishte ndodhur kjo.
Vetëvendosje doli atë natë me rezultat 55% kurse partitë e tjera ranë shumë poshtë, ndërsa tani që janë numëruar gati 100% të votave VV-ja ka 40.84%./Lajmi.net/