Batusha: Nëse s’mund ta bëjmë vetë qeverinë, gjasat janë se do të qëndrojmë në opozitë
Kandidati i VV-së për deputet, Agon Batusha, ka bërë me dije se VV-ja nuk do të bëj koalicion paszgjedhor me partitë opozitare. Ai ka deklaruar se nëse VV-ja nuk arrin ta bëj vetë Qeverinë, partia e Kurtit preferon opozitën. “Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/rrr-2.jpg)
Lajme
Kandidati i VV-së për deputet, Agon Batusha, ka bërë me dije se VV-ja nuk do të bëj koalicion paszgjedhor me partitë opozitare.
Ai ka deklaruar se nëse VV-ja nuk arrin ta bëj vetë Qeverinë, partia e Kurtit preferon opozitën.
“Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet, por gjithsesi qëndrimi i VV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që kanë për proceset në Kosovë e sidomos për veriun, vettingun, e Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim me ta për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Batusha për RTV21.
Megjithatë, ai është shprehur optimist se VV-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë vota të mjaftueshme për ta formuar Qeverinë vetëm me pakicat jo serbe.
“Por, gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm, pasi që numrat tregojnë se VV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt politik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, është shprehur Batusha.