Kupa e Kosovës: Prishtina e Re e mposht Feronikelin, Ferizaj triumfon ndaj Rilindjes
Kanë përfunduar dy takimet e fundit të Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë kompletuar me sukses kalimin tutje në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll. Ekipi nga Hajvalia, Prishtina e Re ka mposhtur Feronikelin me rezultatin 0-2, për të kaluar tutje. Kreshnik Bahtiri dhe Fati Ismaili realizuan golat për…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/kupae-e-kosoves.jpg)
Sport
Kanë përfunduar dy takimet e fundit të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë kompletuar me sukses kalimin tutje në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipi nga Hajvalia, Prishtina e Re ka mposhtur Feronikelin me rezultatin 0-2, për të kaluar tutje. Kreshnik Bahtiri dhe Fati Ismaili realizuan golat për ekipin e Prishtinës së Re.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaj fitoi ndaj Rilindjes me rezultatin minimal 1-0.