Ish-ambasadori Peci: Kosova ka futur veten në periudhën më të paparashikueshme politike, që nga shpallja e pavarësisë
Ish-ambasadori Lulzim Peci ka paralajmëruar se Kosova ka hyrë në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë. Ai ka theksuar se, në vend që të dërgohej draft-statuti i Asociacionit të Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese dhe të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka zgjedhur të kundërtën, duke e armiqësuar veten…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/08/lulzim-peci-2.jpg)
Lajme
Ish-ambasadori Lulzim Peci ka paralajmëruar se Kosova ka hyrë në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë.
Kosova, me vetëdije të plotë, e ka futur veten në periudhën më të paparashikueshme politike që nga shpallja e pavarësisë. Në vend që draft-statuti i Asociacionit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese dhe sot të ishim anëtarë të Këshillit të Evropës, me rrugë të hapura për integrim të mëtejshëm në BE dhe me mundësi për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n, ne vendosëm të bënim të kundërtën, duke e armiqësuar veten me gjithë Perëndimin.
Sot, kur po ndodhin lëvizje tektonike në rendin botëror, ia kemi plotësuar dëshirën Rusisë, e cila vazhdimisht ka deklaruar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të ndodhë pas arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë. Tani, parametrat e rendit të ri botëror dhe të kornizës së sigurisë evropiane po ravijëzohen nga përfundimi i kësaj lufte, e cila mund të pasohet edhe nga një çarje e madhe transatlantike. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën, do ta shohim së shpejti!Cilado qoftë rrjedha që do të marrë marrëveshja Kosovë-Serbi, mos u ankoni, sepse këtë e kemi dëshiruar vetë. Derisa merreshim me taktika politike, si hapja e urës së Ibrit, e cila mbeti e mbyllur, nuk e shihnim malin për shkak të një druri. Kështu përfundon kur veshët dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë.