Dramë në derbin anglez, Everton dhe Liverpooli ndahen baraz

Liverpooli ka barazuar me Evertonin ndeshjen që nuk ishte zhvilluar gjatë javës së 15-të të Premier Leagues. Në minutën e 11-të të ballafaqimit, Beto shënoi për epërsinë e Evertonit, por që rezultati u barazua pesë minuta më vonë nga Mac Allister. Pjesa e parë u mbyll pa fitues, kurse Salah u ngjit në skenë për…

Sport

12/02/2025 22:51

Liverpooli ka barazuar me Evertonin ndeshjen që nuk ishte zhvilluar gjatë javës së 15-të të Premier Leagues.

Në minutën e 11-të të ballafaqimit, Beto shënoi për epërsinë e Evertonit, por që rezultati u barazua pesë minuta më vonë nga Mac Allister.

Pjesa e parë u mbyll pa fitues, kurse Salah u ngjit në skenë për t’ia dhënë epërsinë e parë në ndeshje Liverpoolit.

E, drama erdhi krejt në fund të takimit, ku Evertoni barazoi shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, përkatësisht në minutën e 98-të të takimit.

Pas këtij barazimi, Liverpooli gjendet në vendin e parë me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali, kurse Evertoni pozicionohet në vendin e 15-të me 27 pikë.