Trepça mposht Bashkimin, fiton titullin për herën e katërt radhazi
Trepça e ka mposhtur Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 85:79. “Minatorët” ishin më të mirë se prizrenasit në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 24:22, ndërsa Bashkimi e fitoi të dytin me një pikë më shumë, 18:19. Më pas, Trepça u tregua sërish më e mirë në 10-minutëshin…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/kupa-1.jpg)
Sport
Trepça e ka mposhtur Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 85:79.
“Minatorët” ishin më të mirë se prizrenasit në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 24:22, ndërsa Bashkimi e fitoi të dytin me një pikë më shumë, 18:19.
Më pas, Trepça u tregua sërish më e mirë në 10-minutëshin e tretë, të cilin e fitoi sërish me dy pikë epërsi.
E, diferenca u bë në çerekun e fundit, ku mitrovicasit ishin në avantazh për vetëm 3 pikë, duke e fituar me rezultat 22:16.
Më i miri në parket te Bashkimi ishte Green, i cili shënoi plot 30 pikë, kurse te Trepça u dalluan Cotton me 18 pikë
Ky ishte trofeu i katërt radhazi për Trepçën, pasi Kupën e Kosovës e fitoi gjatë vitit 2022, 2023 dhe 2024.
Ndërsa, prizrenasit nuk arritën që ta çojnë Kupën në Shatërvan as pas 24 vjetësh.