Albin Kurti për raportin e korrupsionit nga “Transparency International”: Rankimi më i mirë ndonjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në Facebook pas raportit të korrupsionit nga “Transparency International”. Kurti tha se qeveria e drejtuar nga ai ka luftuar korrupsionin dhe se kjo reflektohet në raportin e kësaj organizate, transmeton lajmi.net. “Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me…

Lajme

11/02/2025 15:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në Facebook pas raportit të korrupsionit nga “Transparency International”.

Kurti tha se qeveria e drejtuar nga ai ka luftuar korrupsionin dhe se kjo reflektohet në raportin e kësaj organizate, transmeton lajmi.net.

“Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë.

Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti./Lajmi.net/