Të shtëna me armë, ky raportohet se është i riu shqiptar që u vra në Shkup

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Çair të Shkupit. Aty ka mbetur një i vrarë dhe dy tjetër janë plagosur. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i vdekur ka mbetur Hebib Bunjaku. Ndërsa, lidhur me këtë ngjarje është deklaruar edhe Policia e Maqedonisë Veriore. “Më date 11.02.2025 në orën 00.06 në…

Lajme

11/02/2025 10:16

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Çair të Shkupit. Aty ka mbetur një i vrarë dhe dy tjetër janë plagosur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i vdekur ka mbetur Hebib Bunjaku.

Ndërsa, lidhur me këtë ngjarje është deklaruar edhe Policia e Maqedonisë Veriore.

“Më date 11.02.2025 në orën 00.06 në SPB Shkup, nga Spitali i Qyteti ‘Shën Naumi i Ohrit” është denoncuar se tek ata, me lëndime nga arma e zjarrit janë sjellur H.B (35) dhe A.D. (35) që të dy nga Shkupi, dhe se më vonë H.B ka humbur jetën, ndërsa mbi A.D është kryer intervenim dhe është ndaluar për mjekim. Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se ata më herët kanë marrë pjesë në një përleshje të armatosur në rajonin e Çairit. Për shkak lëndimeve nga arma e zjarri në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup është sjellë edhe N.D nga Shkupi. Po ashtu, pas masave të ndërmarra, ndërsa nën dyshimin se kanë marrë pjesë në përleshjen, zyrtarë policor nga SPB Shkup rreth orës 01.40 në spitalin e kanë arrestuar B.B (39) nga Shkupi, në rajonin e Çairit e kanë arrestuar N.D (22) nga Shkupi, ndërsa pak më vonë janë gjetur dhe arrestuar edhe R.R (41) dhe K.T (28) që të dy nga Shkupi”, kanë deklaruar nga MPB për TV SHENJA, duke shtuar se të njëjtit janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të ngriten kallëzime penale adekuate.