Rregullohet problemi i KQZ-së, Elezi: Mund t’iu referoheni të dhënave aty
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se është tejkaluar problemi që kishte mbrëmë me webfaqen e KQZ’së. Ai shtoi se të dhënat po shfaqen pa pengesa dhe se mund t’iu referoheni atyre. “Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi…

Lajme
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se është tejkaluar problemi që kishte mbrëmë me webfaqen e KQZ’së.
Ai shtoi se të dhënat po shfaqen pa pengesa dhe se mund t’iu referoheni atyre.
“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.”
“Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.”