Rreth 10 mijë votues më pak se në vitin 2021 deri në orën 15:00

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues, në zgjedhjet e sotme parlamentare. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2021 deri në orën 15:00 kishin votuar 567 mijë e 934 votues. Krahasuar me…

Lajme

09/02/2025 17:40

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues, në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2021 deri në orën 15:00 kishin votuar 567 mijë e 934 votues.

Krahasuar me vitin 2021, janë rreth 9 mijë e 688 vota më pak në zgjedhjet e sotme deri në orën 15:00.

https://rezultatet.kqz-ks.org/sq